Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Vetëvritet ish-luftëtari i UÇK

Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira për jetesë, meqë kishte mbetur pa punë prej 10 vjetësh e kishte shtyrë atë drejt përfundimit të jetës.

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë. 

“Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti po i rrit vetë fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoi asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër, shkruan 'Koha Ditore'.

Dikur ushtar i UÇK-së 47 vjeçari A.H nga Komuna e Pejës edhe në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke kryer vetëvrasje. E rrugën e tij që nga paslufta e ndoqën edhe plot 44 ish-ushtarë tjerë. /Top Channel/