Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kosova rrezikohet nga laikët, jo nga islamistët

Partia e Drejtësisë ka filluar ti lëshojë statuset në Facebook të nënkryetarit të saj si komunikatë për media.

Kështu ka vepruar edhe disa ditë më parë kur goditen ministrin Hoxhaj e kështu vepruan edhe sonte.

Gjithçka duhet të jetë një mungesë guximi e kësaj partie, e cila rrin me qeverinë, ndërkohë të që tenton të paraqitet si mbrojtëse e kauzave islame përmes statuseve të nënkryetarit të saj.

Shqiptarët myslimanë janë krenarë dhe janë meritorë për krijimin e ambientit tolerant dhe raportin e mirë ndërfetar. Ekstremistët laik janë të rrezikshëm dhe ata e kanë sjell shoqërinë në këtë gjendje të polarizimeve. Shkruan në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Abdullah Klinaku.

“Përderisa kërkohet rregullimi i statusit juridik të Bashkësisë Islame të Kosovës, lënda e mësim besimit në shkolla, lejimi i të drejtës së shkollimit të mesëm për vajzat me shami dhe e drejta për punësim për vajzat me shami, kundër islamistët reagojnë aq ashpër, aq janë ekstremista dhe aq janë fyes sa që të nxisin edhe me zor të reagosh. Pasi reagon, akuzohesh për ekstremist dhe për nxitës në përçarje ndër fetare”, ka pohuar ai.

Klinaku që njëherësh është edhe këshilltar ligjor i ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit, konsideron se islami asnjëherë nuk ka qenë rrezik për shqiptarët, por komunizimi dhe ambiciet e sëmura politike të partive anti-islamike dhe sllavët gjenocidial, tranmseton express.

“Të tillët mos të harrojnë, se në shqiptari islami asnjëherë nuk ka qenë rrezik, rrezik dhe pasoja negative deri me mijëra të vrarë ka shkaktuar komunizmi, ambiciet e sëmura politike të partive anti-islamike dhe sllavët gjenocidial”, ka shtuar ai.

Madje, ai konsideron se myslimanët janë më meritorët për krijimin e ambientit tolerant ndërfetar.

“Shqiptarët myslimanë janë krenarë dhe janë meritorë për krijimin e ambientit tolerant dhe raportin e mirë ndërfetar. Ekstremistët laik janë të rrezikshëm dhe ata e kanë sjell shoqërinë në këtë gjendje të polarizimeve”, shkruan Klinaku në profilin e tij në Facebook.