Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Në Luginë të Preshevës u organizua seminari me maturantët “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore”


Seminari me temë “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore” e organizuar enkas për maturantët e Luginës së Preshevës u organizua nga Shoqata Kulturore DITURIA me seli në Preshevë si dhe nga Organizata Kulturore Humanitare Vëllazërimi nga Bujanoci.


Seminari në fokus kishte maturantët e Luginës ku rreth 45 maturant nga shkollat e mesme të Preshevës dhe 25 maturant nga shkolla e mesme e Bujanocit morrën pjesë në këtë aktivitet që kishte si synim orientimin e tyre për përzgjedhjen e drejtimeve pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Seminari ka zgjatur 3 ditë ku në ditën e parë është zhvilluar në sallën e Kuvendit të Preshevës ndërsa dy ditë të tjera është zhvilluar tek Hotel Rozafa në Bujanoc. Pjesëmarrja e madhe e maturantëve dhe interesimi i tyre për reflektimin mbi vazhdimin e studimeve universitare e bëri të begatshëm këtë seminar.

Gjatë hapjes së seminarit mr.Nexhmedin Ademi drejtori i Shoqatës Kulturore DITURA theksoi se:“Dituria me veprimtarinë e vet përkujdeset që në projeksionin dhe konstruksionin e të rinjve të rikoperoj elementet e traditës kulturore, trashëgiminë si pjesë e identitetit kulturor të popullit tonë. Në këtë drejtim është dhe organizimi i seminarit me maturant të shkollave të mesme të Luginës së Preshevës. Jemi të vetëdijshëm se investimi më i qëllueshëm në shoqëri është të investohet në gjeneratat e reja. Seminari ka për qëllim të ofroj udhëzime praktike që besojmë se do t`i ndihmoj të interesuarve që t`i përzgjedhin drejtimet e qëlluara. Përzgjedhja e duhur e drejtimit akademik e këtyre të rinjve do të mundëson që në të ardhmen të krijojnë një perspektivë më të mirë, konform të arriturave të reja në fushën e mendimit shkencor dhe evoluimit teknologjik.”


Ndërkohë z.Abdurrahman Zylfiu drejtor i Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë përshëndeti seminarin në fjalë dhe tha se: “Më vjen mirë që është marrë një iniciativë e tillë e seminarit për me dhanë udhëzime për përzgjedhjen e drejtimeve të studimeve. Ka patur iniciativa të Universiteteve të Prishtinës dhe Tiranës si dhe ato të Serbisë për të promovu fakultetet e tyre tek maturantët, por jo të një formati të tillë të udhëzimeve”

“Çdo lloj udhëzimi profesional për maturantët tanë është mjaftë i qëlluar, madje dyert janë të hapura në këtë shkollë për iniciativa të kësaj natyre që do të kontribojnë për të ardhmen e maturantëve tanë. Nga kjo që pashë këtu është një Vëllazërim dhe një Dituri e cila do të rrjedhë vetëm me arsimimin e gjeneratave të reja” tha mes tjerash drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë z.Telat Arifi.

Ndërsa z.Ibrahim Rrustemi kryetari i Organizatës Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” në fjalën e tij tha se: “Seminari për orientimin e maturantëve në përzgjedhjen e drejtimeve studimore është një aktivitet që për herë të parë ndodhë në koordinim mes dy organizatave në Luginë. Ky seminar është një organizim shumë i qëlluar ku si rezultat i tij nxënësit tash do të kenë një pasqyrë më të gjerë për t`u përcaktu se në cilin drejtim duan të studiojnë pas përfundimit të shkollës së mesme.”

Drejtori i Gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc z.Zejni Fejzullahu uroi që: “Ky seminar t`ia lehtësojë punën sadopak mësimdhënësve të shkollave për të orientu maturantët në përzgjedhjen e profesioneve të tyre. Gjithashtu ai premtoi se në javët në vijim me maturantët e shkollës së tij do të vazhdoj me mbajtjen e orëve të veçanta për orientimin e tyre profesional.”


Seminari ka patur karakter vetëdijësues për maturantët e Luginës pasi që ata sot kanë sfidën më të madhe për orientimin e tyre në studimet e mëtutjeshme, duke i sjellë atyre alternativa të ndryshme dhe duke i krahasuar drejtimet me avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Ky organizim erdhi si një nevojë e madhe e orientimit të maturantëve për faktin se përzgjedhja e drejtimeve nga ta është fokusuar vetëm në disa degë të cilat janë mbipopulluar me student, ndërkohë që Lugina ka nevojë edhe për shumë profesionist të drejtimeve të ndryshme ku mungojnë kuadro të kualifikuara.

Për tematikat e seminarit dhe trajtesat e tij u përkujdesën profesor dhe studiues nga vendi dhe rajoni si Mr.Shkodran Ismaili – Jurist nga Presheva, Prof.Dr.Zeqirija Ibrahimi – studiues nga Shkupi, Mr.Liburn Mustafa – studiues nga Presheva, Prof.Dr.Ali Pajaziti – sociolog nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë, Mr.Fejzi Beqiri – Jurist nga Bujanoci, Dr.Amir Rexhepi – mjek nga Bujanoci, Prof.Bardhyl Veseli – inxhinier i Informatikës nga Presheva si dhe Taxhudin Shabani – studiues i psikologjisë nga Shkupi.

Ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit nga nxënësit pjesëmarrës u prezentua një dramë me tematikë mbi rolin e rinisë, familjes dhe femrës në shoqërinë tonë nwn pwrkujdesjen e regjisorit Agron Boriçi.

Në fund u shpërndanë mirënjohjet e përkrahjes së seminarit për Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë si dhe për Gjimazin “Sezai Surroi” në Bujanoc të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin që dhanë në organizimin sa më të mirë të këtij seminari. Gjithashtu edhe për gjithë nxënësit pjesëmarrës u shpërnda nga një mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.

Njofton shërbimi për informim i Shoqatës Kulturore DITURIA në Preshevë