Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Presidentja Jahjaga si asnjëherë më parë (VIDEO)

Me siguri shumë nga ju keni pasur mundësinë që ta shihni presidenten e Kosovës me një paraqitje zyrtare dhe shpeshherë e keni parë teksa shpërqendrohet nga mirësjellja e tepruar e saj.


Por, kësaj radhe bëhuni gati të njiheni me një anë tjetër të saj, të panjohur deri më tani!

Derisa ka qenë duke e zhvilluar intervistën me Adriatik Kelmendin, në një moment ajo e ka humbur durimin dhe e ka qortuar ashpër një person që e ka shpërqendruar gjatë bashkëbisedimit me gazetarin.

“Vec një sekond! Hikmet, mos m’rri n’kamb qatje, ulmu. Ose dikah ulu. T’lutem… ehhh”, ka qenë reagimi tërë nervozizëm i Jahjagës e cila më pas ka shpjeguar se i ka penguar Hikmeti që tërë kohën ka lëvizur me duar.

Mirëpo, gjatë intervistës Jahjaga e pëson edhe një të papritur kur diçka i lëviz nga prapa, me gjasë aparati i mikrofonit, dhe ngritet nga karrigia. Ajo dëgjohet duke e qortuar stafin pse e kanë lënë Hikmetin me hy në mes të intervistës.

E derisa xhirimi vazhdon, Jahjaga dëgjohet sërish duke urdhëruar një punonjës tjetër, me emrin Kiki, duke i thënë “Kape Kiki qaty, në fiston!”. Pas tërë kësaj nervoze dhe tollovie, më në fund arrin të vazhdohet intervista në minuten 04:45./vizioninfo/