Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Daçiq: Mos m’u ankoni për Preshevën (video)

Juve shqiptarëve ju kam dhënë zgjidhje më të mira dhe s’keni pranuar. S’keni pse të më ankoheni mua për Preshevën ka thënë Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.
Kështu i është përgjigjur kryeministri serb, Ivica Daçiq pyetjes së një gazetari nga Kosova, pas përfundimit të mbledhjes së KS të OKB-së.
“Askush nuk do t’u krijojë probleme shqiptarëve në atë zonë, por ata duhet të dinë që jetojnë në Serbi dhe duhet të respektojnë ligjet dhe zakonet tona”,-theksoi ai. Biseda me gazetarin vazhdoi edhe pak sekonda, pasi mund të shihet që kryeministri serb i afrohet gazetarit, e më pas largohet.

Para disa jave Kryeministri Serb ka ofruar nje zgjidhje per Luginen e Presheves duke i shkembyer territoret me Veriun e Kosoves qe Lugina t`i bashkohet Kosoves dhe te administrohet nga vet Kosova dhe sigurisht se shqiptaret do te jene me te kenaqur si dhe njekohesisht serbet e Veriut te Kosoves te administrohen nga Serbia. Por kjo oferte e Dacicit ka has ne vesh te shurdhur nga Qeveria e Kosoves./vizioninfo/