“Ora pa libra”, një tjetër shenjë proteste ndaj mungesës së librave në gjuhën shqipe, u mbajt në shkollat fillore dhe të mesme në Preshevë dhe Bujanoc.
Kjo për shkak të konfiskimit të librave në shkollën fillore në fshatin Raincë, ku sipas trupit koordinues të qeverisë së Serbisë për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën janë konfiskuar 5.060 libra që nuk kanë poseduar dokumentacionin e duhur.Në protestë gjithashtu mori pjesë shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc, raporton sherbimi i radios Evropa e lirë në gjuhët sllave.
Drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu, tha se problemi kryesor është mungesa e librave në shkollë të mesme dhe për këtë dëshirojnë t’ia bëjnë me dije ministrisë së arsimit përkatës.
Kryetari i trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç, tha se nuk kishte asgjë të re për të shtuar në lidhje me këtë temë dhe rithekson se për blerjen e librave ka një procedurë që në takimin e fundit i njoftoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Serbia jugore./vizioninfo/



