Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Presheva, letër Qeverisë Shqiptare

Menjëherë pas marrjes së informacionit se Qeveria Shqiptare do të udhëtojë drejt Prizrenit për të organizuar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga liderët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ata i kanë dërguar një letër Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ku i kërkojnë që Qeveria Shqiptare të ndërhyjë në organizatat ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës dhe në OKB, për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të cilët kërkojnë të mbrohen edhe të drejtat e tyre. 

Në letrën dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilën e kanë nënshkruar nëntë liderët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, janë dhënë rekomandime se si të përmirësohet statusi i shqiptarëve në këtë pjesë, përfshi edhe një mbështetje të nevojshme financiare nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, për restaurimin e kësaj zone.

Liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre konkrete në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik. 

“Gjendja në të cilën jetojnë shqiptarët është ende e rëndë, gjë e cila bën që një pjesë e të rinjve të kërkojnë jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, proces ky që mund ta dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme bërthamën e nacionalizmit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet mes të tjerash, në dokumentin në fjalë./shenja.mk/