Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kacin: Serbë, mbushuni me mend!

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq është takuar sot me raportuesin special të Parlamentit Evropian Jelko Kacin dhe ka biseduar për tema që kanë të bëjnë para fillimit të negociatave Serbi – BE.
Ai ka theksuar se në këtë kuadër pret hapjen e kapitullit 35."Për ne kjo do të thotë detyrim, ashtu siç është vazhdimi i dialogu temë dite dhe ankth. Aktualisht në Bruksel po punojnë grupet e punës në temat vështira siç janë betimi i asamblistëve,a do të ketë kuvend zgjedhore, e secila temë po politizohet dhe e ka rëndësinë e vet ndaj duhet balancuar gjithmonë”, ka thënë Daçiq 

Jelko Kacin ka theksuar është jashtë logjike që serbët në Kosovë të mos jenë të aftë të formojnë administratën e vet lokale dhe i ka ftuar ata të shfrytëzojnë çdo rast që u jepet 

"Më duket që ka ardhur koha që edhe ata të mbushen mend. Kjo nuk është arrogancë nga ana ime, unë thjesht dëshiroj që ata të kuptojnë se duhet punuar në interes të Serbisë e të vetin", ka thënë Kacin pas takimit me Daçiqin, njofton B92. /koha.net/