Në shumicën e qyteteve të Kosovës pritet të jenë surpriza të mëdha nga zgjedhjet e 1 dhjetorit.
Zgjedhjet kaluan qetë dhe me disa incidente të vogla në terren. Në pjesën më të madhe të komunave në Kosovë qytetarët dolën për të votuar kandidatët që ishin në balotazh për kryetar komunash.
Prishtina pritet që të udhëheqet nga një kryetar i ri dhe nga partia e cila asnjëherë nuk ka qenë në pushtet Vetëvendosje me Shpend Ahmetin.
Në Gjilan do të rikthehet Lutfi Haziri i cili para 6 viteve ishte kryetar i tij.
Gjakova po përjeton një `tërmet` në ndryshimin e pushtetit ku kandidatja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila pritet që të udhëheqë këtë komunë në mandatin e ardhshëm.
Peja gjithashtu do të ketë ndryshim ku kandidati nga LDK-ja ka fituar kundrejt kandidatit të AAK-së. Surpriza e radhës ishte e Mitrovicës ku kryetar i saj do të jetë Agim Bahtiri nga AKR-ja.
Prizreni nuk do të ketë surpriza pasiqë kryetari aktual nga PDK-ja Ramadan Muja do të vazhdojë rrugëtimin e tij si udhëheqës i Prizrenit.
Ndërsa në Ferizaj këtë mandat do t`a udhëheqë kandidati nga LDK. Por këto rezultate janë sipas informatave në terren ndërsa për ato përfundimtare të secilës komunë do të informoheni në momentin që ato dalin nga KQZ-ja /vizioninfo/



