Përfaqësuesi i përhershëm i Greqisë në BE, Teodoros Sotiropulos, është shprehur se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndihmojë Turqinë lidhur me procesin e anëtarësimit në Union, pavarësisht problemit të Qipros.
Greqia që pritet të marrë udhëheqjen e BE në janarin e ardhshëm, është shprehur e gëzuar lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Përfaqësuesi i Greqisë në BE, Sotiropulos, u shpreh se:”Ne jemi shumë të lumtur që po hapet një kapitull i ri me Turqinë, por tani topi është në fushën e Turqisë. Turqia është një partner i rëndësishëm e Bashkimit Evropian. Ne gjendemi përballë në situate të papranueshme në Qipro, pasi një kandidat për në BE ka 1/3 e tokës të një vendi anëtar. Megjithatë, BE është e gatshme ta ndihmojë Turqinë. Ne e duam Turqinë në Evropë, pasi të gjithë ne jemi bijtë e zgjerimit.” /ardhmeriaonline/


