Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Gripi tek nënat nuk ndikon në ushqyerjen e fëmijëve me gji

Disa nëna janë në dilemë kur janë me grip, nëse duhet t’a ushqejnë fëmijën me gji. Një grup mjekësh pediatër në Itali kanë dalë në përfundimin se ushqyerja e fëmijës gjatë kohës që nënat janë me grip, jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbrojnë fëmijën. 
Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit. 
“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifikë që luftojnë virusin e gripit”, thotë Nibali.
(j.k/BalkanWeb)