Dardan Sejdiu, shefi i shtabit zgjedhor dhe kryesues i listës së asamblesitëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për shtyp, spalli fitoren e kandidatit të tyre për kryetar të Prishtinës, z. Shpend Ahmeti.
Edhe pse nuk janë numëraur të gjitha votat, megjithatë epërsia e Ahmetit ndaj Mustafës qëndron e pandryshuar, andaj gjasat për përmbysje të rezultatit mbesin gati të pa arritshme. “Ne falënderojmë qytetarët që votuan për kandidatin tonë, por edhe për kundër kandidatin tonë, sepse Prishtina është e të gjithëve dhe do të qeverisim për të gjithë qytetarët...Prishtina do të jetë për të gjithë, pa dallim partie. Ne duam që qyteti i Prishtinës t’i kthehet qytetarit dhe të jetë për qytetarin dhe të jetë model se si duhet qeverisur në Prishtinë”, ka thënë Sejdiu. Ai tha se kanë nevojë ta përfundojnë këtë proces në mënyrën sa me të mirë të mundshme. /SHENJA/
___________________________________________________________________
Video:
___________________________________________________________________
Video:



