Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Testi i gjakut mund të zbulojë përhapjen e kancerit të lëkurës

Kanceri i lëkurës “Melanoma” është vështirë të vërehet dhe të shërohet nëse është përhapur. 

Hulumtuesit e Universitetit të Dundees, në Skoci thonë se nivelet e masës së gjenit të quajtura TFP12 në ADN, mund të jenë çelës në gjak.

Në studimin i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se zbulimet mund të shpijnë në diagnoza më të shpejta dhe mjekime të reja.

Duke parë se zbulimi i melanomës është forma më serioze e kancerit të lëkurës, përhapja e saj ishte shumë sfiduese. “Duke përdorur testin e gjakut, ne kemi bazën e mënyrës më të thjeshtë dhe të duhur rreth zbulimit të shpejtë të kësaj sëmundjeje. Gjithashtu, ky test përdoret edhe si një shenjë e hershme paralajmëruese, nëse ka filluar të përhapet”, tha studiuesi dhe këshilluesi mjekësor i tumorit në Universitetin e Dundees, dr.Tim Crook.