Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ancelotti: Casillas ishte vendimtar

Trajneri i Real Madridit ka pranuar se Iker Casillas luajti një rol vendimtar në barazimin 2-2 me Juventusin të martën mbrëma.Portieri nuk ka qenë zgjedhja e parë e italianit pasi më shumë ka pëlqyer Diego Lopezin që ka bërë më shumë paraqitje në La Liga, por në ndeshjen me Juventusin, Ancelotti vendosi që Casillas të jetë në formacionin startues. 
Sidoqoftë, Casillas tregoi një formë të jashtëzakonshme në Torino, pasi shpëtoi ekipin e tij nga humbja kundër Juventusit.

“Ai luajti një lojë të mirë”, tha Ancelotti për Canal Plus. “Ai ishte vendimtar dhe bëri dy pritje të mira në pjesën e parë”.

“Për të është e lehtë që të mos luaj çdo ndeshje, por ai është gati për këtë dhe kjo do të thotë se ai është shumë profesionist”, ka shtuar ai.