Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ronaldo i lumtur në Real Madrid

Sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i lumtur me jetën në klub, pasi barazoi një tjetër rekord në barazimin 2-2 me Juventusin në Ligën e Kampionëve të martën.Ylli portugez shënoi një gol dhe asistoi tek një tjetër, por me golin e shënuar ai arriti një tjetër rekord, duke shënuar tetë gola në fazën e grupeve këtë sezon, për të barazuar shifrat me Ruud van Nistelrooyn (2004-05), Hernan Crespon dhe Filippo Inzaghin (2002-03).

Edhe pse u mundua që të mos e bënte të madhe për thyerjen e rekordit- që la prapa yllin e Barcelonës Lionel Messi- ai nuk mund të fshihte gëzimin me performancën e tij në Real.

“Jam shumë i lumtur. Ky është një moment i rëndësishëm i karrierës sime. Ndjehem shumë i nderuar dhe gjithmonë kam provuar të bëj më të mirën”, ka thënë ai për Sky Sport. “Nuk jam i brengosur për rekordet. Ato vijnë vetë. Është pozitive, por unë dua të fitoj edhe më shumë dhe të jem më i mirë në të ardhmen”.

“Ne e dinim se do ta kishim të vështirë kundër Juventusit. Në pjesën e parë ne vuajtëm, [por] në pjesën e dytë ne u rikthyem. Ne reaguam mirë, goditëm shtyllën dhe ishim më të mirë”, ka shtuar ai.

“Siç kam thënë ne ende jemi duke u përmirësuar. Për mendimin tim ne mund të bëjmë edhe më shumë. Ne duam të jemi më të mirë, por këtë do ta bëjmë hap pas hapi”.