Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ronaldo me startin më të mirë në karrierë: 20 gola në 15 ndeshje

Duket se firma në kontratën e re ka qenë ajo që “mbante peng” Kristiano Ronaldon. Historia e “trishtimit” të famshëm tashmë është harruar dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat e frikshme që portugezi po regjistron në këtë sezon në ndeshjet zyrtare, një statistikë që bie në kundërshtim me logjikën e përgjithshme që me kalimin e viteve, bie edhe efektivitetit i një sulmuesi.

Kur gjëja më e vështirë dukej të mbante ritmin e lartë të golave të shënuar në vitet e fundit, portugezi ka rritur marshet dhe po thyen rekordet mbresëlënëse që ka vendosur po vetë, duke konfirmuar se ky është sezoni më i mirë i karrierës së tij, transmeton Shqip.

Për të kuptuar formën e jashtëzakonshme të numrit 7 të Real Madrid, mjafton të shohësh statistikën e 20 golave të shënuar në ndeshje zyrtare pa filluar mirë nëntori. Në këtë rast, i janë dashur 15 ndeshje për të shënuar këto 20 gola, duke thyer me lehtësi rekordin personal të sezonit 2011-2012, kur shënoi të njëjtën shifër golash në 19 ndeshjet e para. Duhet kujtuar se ai ishte sezoni kur Ronaldo regjistroi maksimumin e golave në karrierë, 60 të tillë, ndaj siç duken gjërat, portugezi mund të përmirësojë këtë statistikë. Fakti që ai kryeson renditjen e golashënuesve si në kampionatin spanjoll, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, konfirmon se çfarë forme po kalon portugezi dhe sa i rëndësishëm është për Real Madrid. Kjo skuadër, në total ka shënuar 42 gola në ndeshje zyrtare dhe po të mos ishte për Ronaldon, do ta shihte veten në një situatë shumë të komplikuar si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Me një mesatare të tillë realizimi, Ronaldo mund të bëjë pluhur e hi çdo rekord të mundshëm të klubit të famshëm spanjoll brenda fundit të vitit 2014. Ëndrra e tij tani është të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi, duke kaluar legjendarin Raul, ndërsa mund ta realizojë një gjë të tillë duke luajtur thuajse 400 ndeshje më pak se lojtari, numrin e të cilit trashëgoi në radhët e Realit.

Raul ka shënuar 323 gola në 741 ndeshje me Real Madrid, ndërsa Kristiano Ronaldo është tashmë në kuotën e 222 golave në 214 ndeshje. Por portugezi ka filluar të marrë legjendat me radhë dhe i pari në listën e tij të “viktimave” do të jetë Ferenc Pushkash, autor i 242 golave me fanellën e famshme të bardhë në 262 ndeshje që ka luajtur duke e mbajtur atë veshur. Pasi të kalojë “Majorin galopues”, personit të cilit pa dashje Sep Blater i ka vënë nofkën “El Comandante”, do të ketë para tij vetëm Santijanën (289 gola në 645 ndeshje), Di Stefanon (305 gola në 392 ndeshje) dhe Raul, të arritshëm brenda 14 muajve të ardhshëm nëse vazhdon të gjejë rrugën e rrjetës me këto ritme të çmendura.

Ronaldo ka shënuar 13 gola në këto javë të para në Spanjë, duke kryesuar renditjen e golashënuesve bashkë me Diego Kosta

Portugezi ka shënuar 7 gola në 3 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve, ndërsa ndiqet nga Zlatan Ibrahimoviç me 6 të tillë