Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Gallatasaraj u premton futbollistëve nga 250 000 euro për kalimin e grupit

Nga Turqia nuk mbërrijnë aspak lajme të mira për Juventusin. Presidenti i Gallatasarajit, Unal Aysal premoi nga 250 mijë euro për kokë, futbollistë dhe staf teknik, nëse skuadra në fund të ndeshjeve të fazës në grupe do të siguronte vendin e dytë. 


Shifrat janë marramendëse dhe askush më parë nuk ka dhënë të tilla shpërblime për kalimin e grupit. Megjithatë, trajneri Mancini do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga një pjesë e kësaj shume për të pasur në dispozicion Uesli Shnajder dhe portierin Muslera, dy mungesat e mëdha të turqve në sfidën ndaj Kopenhagenit, transmeton TCH.

Holandezi do të mungojë për shkak të “dëmtimit të zakonshëm muskular”, ndërsa Muslerën e mbajti në Stamboll një gisht i thyer i këmbës së djathtë. Portieri i parë i Gallatasarajit do të zëvendësohet nga një 19-vjeçar, që eksperiencën e vetme ndërkombëtare e ka me skuadrën U19 të Gallatës.

Gallatasaraj ndodhet në vendin e dytë në grupin B me 4 pikë, pas Realit që kryeson me 9 pikë, ndërsa ndiqet nga Juventusi me dy pikë.