Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Suarez: Ribery e meriton Topin e Artë

Ylli i Liverpoolit Luis Suarez ka thënë se anësori i Bayernit të Munichut Franck Ribery do të fitojë Topin e Artë para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Messi ka fituar çmimin prestigjioz katër herë radhazi, por Suarez beson se Ribery mund ta rrëzojë nga froni sulmuesin e Barcelonës pas suksesit të arritur në sezonin e kaluar me Bayernin.
 “Nuk besoj se është një favorit për Topin e Artë. Por në bazë të performancave të vitit të kaluar, Ribery e meriton ta fitojë atë pasi ka fituar tripletën me Bayern Munichun”, ka thënë uruguaiani për RMC. “Por Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë një rast të mirë pas gjitha golave që shënuan. Kanë statistika
spektakolare”, ka shtuar ai. “Pavarësisht se cili do ta fitojë atë, ai e meriton Topin e Artë”, ka theksuar Suarez.