Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Është paraqitur hard disku i mbushur me helium

Kompania "HGST", degë e sipërmarrjes "Western Digital", filloi shitjen e hard disqeve "Ultrasar He6", thuhet në një deklaratë për shtyp.Veçantia e pajisjes konsiston në faktin se zona hermetike e saj është e mbushur jo me ajër, por me helium.


Helium është disa herë më pak i dendur se ajri, gjë kjo që lejon minimizimin e fërkimit dhe reduktimin e temperaturës operative të hard diskut. Në "Ultrasar He6" ajo është 4-5 gradë më e ulët sesa në një hard disk 7.200 rpm të mbushur me ajër. Përparësi të tjera të kësaj zgjedhje janë reduktimi i konsumit të energjisë dhe kapaciteti i madh i saj.