Sot organizohet ceremonia e përurimit të përfundimit të Autostradës “Ibrahim Rugova” e cila në qarkullim lëshohet nesër, më 27 nëntor.Ceremonia do të mbahet në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës.
Ndërtimi i kësaj vepre nisi në prill, 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel – Enka GP dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdares kufiri Verior me Serbinë.
Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway):
Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë,
Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë.
Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës).
Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.
Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.
Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancisë është gjashtë vjet./zeri/



