Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

“PreFoto” kthen artin e fotografisë në qytetin e Preshevës

Në Shtëpinë e Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë, është mbajtur edicioni i III-të i konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike - "PreFoto".

Ky konkurs edhe këtë vit kishte mbledhur shumë fotografi dhe fotografë nga vende të ndryshme të botës.

“PreFoto” për tri vite me radhë sjell një frymë të artit të fotografisë që tashmë është i njohur në shumë vende të ndryshme. Edhe në këtë edicion të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, pati shumë fotografë që ishin mysafirë. Këtë vit i pranishëm ishte edhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies i Shqipërisë, Erion Veliaj, që po ashtu mbështeti financiarisht këtë konkurs.

Në këtë edicion pati një numër të madh të interesuarve për të marrë pjesë. Ndërsa, ishin vetëm 46 fotografi në konkurim.

Fituesit e çmimeve të këtij konkursi janë

Fitues i çmimit të parë: Tudor Vintiloiu (Rumania) - “Early Birds”

Fituesi i çmimit të dytë: Fahredin Spahija (Kosovë) - “Xhaxhai im”
Fituesi i çmimit të tretë :
 Iden Temali (Shqipëri) - “Sytë komunikues”
Fituesi i çmimit Special: Arton Humolli (Kosovë) - “Shqiponja ime”
/Telegrafi/