Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Liderët e Luginës ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe

Liderët politik shqip tarë kanë marrë sot qëndrim unikë që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe.

Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërisht shqiptarët e Luginës. Ky vendim i liderëve shqiptarë vie pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykat dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë njeh më pak se 1000 shqiptarë.

"Tema e sistemit gjyqësorë tregoi se nuk ka gatishmëri serioze nga qeveria Republikane, vet fakti se planifikimi për Preshevë dhe Bujanoc është bërë në bazë të shenimeve të pasakta , për mua, të falsifikuara të Entit Statistikor për numrin e banorëve për Preshevë dhe Bujanoc, ku Presheva ka 3000 banorë ndërsa Bujanoca me 18.000, ndërsa në Preshevë shqiptarë janë paraqitur vetëm 416 ndërsa në Bujanoc 244, tregon se kjo qasje është total jo serioze dhe e papranueshme, dhe ne kemi qëndrim të përbashkët që nuk mund të vazhdojmë bisedat për tema të tjera pa e elaboruar dhe zgjidhë në mënyrë adekuate çështjen e sistemit gjyqësorë" ka thënë Deputeti Riza Halimi.

Ndërkaq sipas kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhë, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike, duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë.

"Lidershipi shqiptar nga ky takim i sotëm del me një qëndrim të përbashkët që të mos vazhdoj bisedimet me qeverinë në Beograd dhe asnjë digaster ministror, të vendos masën e moratoriumit për një kohë të caktuar përderisa të mos reagoj faktori ndërkombëtarë dhe të vetdijesoj qeverinë e Beogradit se problemet që i kemi parashtruar janë për zgjidhje e jo për këshillime politike që duhet të japin minsitrat apo këshilltarët shtetërorë. Lidershipi do të vendos se si do to shkojë procesi i mëtutjeshëm" ka thënë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas takimit, transmeton presheva.com.

Liderët politik shqiptarë bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE, ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani./presheva.com/