Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Erion Veliaj në Preshevë, në ekspozitën “PreFoto”

Ministri i rinisë dhe mirëqenies sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Erion Veliaj, të shtunën (23 nëntor) do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto”.

Edicioni i tretë i kësaj ekspozite me karakter garues do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ndërsa për here të parë mysafirë do të ketë ministrin nga Qeveria e Shqipërisë, Erion Veliajn.

Konkursi ndërkombëtar “PreFoto” mbështetet nga ministri Erion Veliaj si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, ndërsa organizohet nga studio artistike “Edoni-Color” në Preshevë.

Në konkursin ndërkombëtar të fotografisë, i cili të shtunën fillon në orën 19h, sipas organizatorëve do të ndahen edhe tre çmime për vendet e para si dhe çmimi special nga juria.