Shteti i Angolas e ka shpallur fenë islame ilegale në territorin e saj dhe ka urdhëruar që të gjitha xhamitë që janë në këtë vend të mbyllen menjëherë.
Ministrja i kulturës Rosa Cruz Silva ka thënë se xhamitë në këtë vend të krishterë do të mbyllen deri në një vendim të radhës.
Ajo e ka përshkruar islamin si një “sekt” që do të ndalohet të futet në kulturën dhe traditën e Angolas. Ndërkohë burime të pa konfirmuara thonë se xhamitë në këtë vend afrikanë kanë filluar të shkatërrohen.
Në anën tjetër edhe president ii vendit Jose Eduardo dos Santos e ka përkrahur këtë vendim të ministrisë. “Ky është fundi i ndikimit islam në vendin tonë”, ka thënë ai.



