Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Si duhet të pastrohen dhëmbët?

Fëmijët nuk mund të kujdesen vetë për higjienën e gojës derisa të bëhen dhjetë vjeç, kështu që kjo arrihet me ndihmën e prindërve.
Për të zvogëluar mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve, p. sh. gërryerjes së tyre, është e domosdoshme të lahen dhëmbët me brushë, duke përdorur pastë dhëmbësh me fluor, dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe në darkë para fjetjes.

Për sa i përket sasisë së duhur të pastës që duhet vendosur në brushën që fëmija përdor me daljen e dhëmbëve të parë deri në dy vjeç, duhet
përdorur një masë e tillë, që është afërsisht sa një e katërta e sipërfaqes së thoit të gishtit të vogël të fëmijës. Kur kanë dalë të gjithë dhëmbët e qumështit, njëzet gjithsej, deri në moshën gjashtë vjeçare, atëherë vihet mbi brushë një sasi paste afërsisht e barabartë me sipërfaqen e thoit të gishtit të vogël të fëmijës.
Nuk është e rekomandueshme që të bëhet shpëlarje e gojës, pas larjes të dhëmbëve, mjafton të pështyhet. Është provuar se, është fluori në pastën e dhëmbëve, i cili shërben më mirë për ruajtjen e tyre nga dëmtimi. Pra, këto janë disa këshilla se si fëmija t’i ruajë dhëmbët dhe mos të ketë me ta probleme.