Femrat që duan të duken më të reja sesa që janë me të vërtetë, me gjasë kanë shtypje më të ultë të gjakut, tregon një studim i ri, i bërë në universitetin “Leiden”.
Shkencëtarët e punësuar në kompaninë “Unilever” kanë testuar 650 persona, të ndarë në dy grupe, duke marrë parasysh rrezikun nga sëmundjet e zemrës, pika në tru, apo sëmundjet e tjera të enëve të gjakut. Në mesin e femrave, ato me rrezikun më të vogël nga sëmundjet kardiovaskulare, në përgjithësi dukeshin më të reja sesa moshataret e veta. Por, te meshkujt nuk ekzistonte një lidhshmëri e tillë midis shtypjes së gjakut dhe pamjes rinore.
‘Në bazë të karakteristikave të fytyrës, kemi konstatuar se shtypja e gjakut nuk lidhet me paraqitjen, apo mungesën e rrudhave, por me lëshimin poshtë të lëkurës së fytyrës”, thotë dr. David Gunn.
Studimi ka treguar se meshkujt e familjeve, anëtarët e të cilave jetonin më gjatë se mesatarja, dukeshin më të rinj sesa moshatarët e vet.



