Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kur dhe më kë duhet të shikojnë televizor?

Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë e kanë bërë që jeta dhe puna e njeriut të ndryshojë shumë. Në kuadër të zhvillimeve dhe përsosjes së teknologjisë në përgjithësi, dhe asaj informative në veçanti, bën pjesë edhe televizioni. Televizioni është bashkimi i fotografisë, zërit, lëvizjeve dhe ngjyrave.

Ky kombinim e bën shumë më interesant dhe më tërheqës për fëmijët, por edhe për të rriturit. Ngjyra dhe lëvizja, si dhe përmbajtjet që jepen, tërheqin shumë vëmendjen e fëmijës. Ndikimi në të tri sferat e pranimit të informatës, dëgjimi, pamja dhe efektet lëvizëse janë formë më e lehtë për t’u shikuar dhe më lehtë për t’u pranuar nga ana e fëmijëve.
Shpesh edhe pse nuk kuptohet gjuha në të cilën emetohet një emision ai kuptohet nga ana e fëmijëve. Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në aspektin pozitiv duke u përfshirë në shikimin e përbashkët të TV-së, duke përzgjedhur programet dhe së bashku me fëmijët duhet diskutuar për atë çfarë shohin, për të mirat por edhe për anët e këqija të asaj që shohin në TV.
Ata duhet të përcaktojnë rregullat në raport me shikimin dhe kohën e qëndrimit para televizorit si dhe ambientet ku qëndrojnë fëmijët, kryesisht të ketë libra, revista të fëmijëve, lodra të ndryshme etj. Por assesi në dhomat e gjumit të ketë TV dhe gjatë ngrënies të shikohet ai.
Ndonjëherë në qoftë se fëmijët duan të shohin TV-në sugjeroni ndonjë lojë për ta, shëtitje të vogël, lexoni së bashku me ta, të vizatojnë ose ndonjë aktivitet që fëmijët kanë dëshirë e pse jo edhe të dëgjoni muzikë e të vallëzoni së bashku me ta, e shumë mënyra të tjera, pasi këto shpesh janë më të dobishme se shikimi i televizorit.