Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

"Meshari" rivjen sërish për publikun

Brikena Çabej, pas një pune titanike, e risolli "Mesharin" e përgatitur nga i ati i saj, i ndjeri Eqrem Çabej. Në botimin e ri përfshihen faksimile të tekstit origjinal të vitit 1555.Transliterimi dhe transkribimi i tij, si dhe një hyrje e vetë Profesor Çabejt për Buzukun, i cili përbën një studim të hollësishëm dhe të thelluar të librit më të parë në shqip njohur deri më sot. Aq i madh është nderimi për këtë libër, sa që ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, qe kthye gati në një pelegrinazh popullor.