Në Shazam për Android sapo është shtuar një veçori e re, e cila vjen rreth gjashtë muaj pas lançimit të parë për iOS.
Hartat interaktive i lejojnë përdoruesit të shohin këngët më të etiketuara ose më të kërkuara në bazë të vendit se ku jetojnë. Harta i ndihmon ata të shohin se çfarë është më popullore në shtete të ndryshme të botës.
Ky përditësim vlen vetëm për versionet Android OS 4.x e më lart. Me përditësimin e ri mund të shkarkoni tashmë dhe të luani këngët tuaja në Amazon dhe Google Play. (PCWorld Albanian)



