Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve të Botërorit “Brazil 2014”.
Ndeshja hapëse e aktivitetit ndërkombëtar më të madh për skuadrat përfaqësuese që do të luhet më 12 qershor në San Paulo, do të nisë në orën 17:00 me orën lokale, 22:00 të mbrëmjes me orën tonë.
Finalja e madhe e “Brazil 2014” do të luhet më 13 korrik në stadiumin “Maracana” dhe do të transmetohet në orën 21:00 me orën tonë.
Shorti për grupet e Botërorit të ardhshëm do të hidhet më 6 dhjetor në Mata de Sao Zhoao, në 18:00 me orën tonë.



