Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit

Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Me rastin e këtyre datave të shënuara të historisë sonë anekënd trojeve shqiptare do të organizohen manifestime të shumta. 

Ndonëse ajo që i shqetëson më shumë qytetarët e Kosovës është fakti se 28 Nëntori ende nuk është përfshirë si festë kombëtare në Kosovë, pasi institucionet tona me ligj e kanë përkufizuar si festë memoriale “Dita e shqiptarëve”. Nga institucionet e vendit nuk ka asnjë paralajmërim nëse do të ndodh ndonjë manifestim i veçantë.

Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe të opozitës kanë kërkuar që 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar, të futet si festë zyrtare. Ata kanë vlerësuar se është e padrejtë që kjo datë të mos jetë festë zyrtare në Kosovë përderisa, sipas tyre, festohet nga të gjithë shqiptarët. /shekulli/