Intervista me Dr.Egesta Lopçi nga Shkodra që jeton dhe vepron ne Itali. Studiuesja shqiptare për të dytin vit radhazi merr çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga European Association of Nuclear Medicine, së fundmi për projektin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të sëmundjeve tumorale.
Egesta Lopçi ka mbaruar studimet në Bologna ku prej vitesh është e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali pranë Istituto Clinico Humatinas. Gjatë kësaj periudhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë dhe është bashkautore në mjaft libra të profilit te saj shkencor.



