Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Shqiptarët e Novi Pazarit (VIDEO)

Një video e publikuar në YouTube tregon pamjet e shqiptarëve në Novi Pazar para 109 vjetëve. Në këtë video sqarohet se ky incizim është i vitit 1904 dhe është i ruajtur në arkivat e televizionit të Serbisë.
“Shqiptarët e Novi Pazarit (Pazarit te Ri) një Incizim Autentik i vitit 1904, i ruajtur qysh moti, në arkivat e radio televizionit Serb (RTP), më pothuajse një shekull, por aspak i Transmetuar. Dhe gjithashtu një prej incizimeve më të hershme të asaj kohe...”, shkruhet në këtë video.

“Edhe pse nën Perandorinë Osmane, këto treva si (Sanxhaku) ashtu si dhe qyteza e Novi Pazarit, ishin të banuara kryesisht, me shumicë dërmuese shqiptare, që më vonë u detyruan me dhunë e forcë nga pushtuesit serbët, të largoheshin nga trevat e tyre autoktone, të cilët u shpërngulen si rrjedhojë në Kosovë , dhe një pjesë tjetër e madhe në Turqi. Një fakt i vërtet që argumenton më shumë se çdo gjë tjetër, se këto treva janë troje autoktone shqiptare”.