Javën që shkoi isha në Preshevë, duke u bërë kështu ministrja e parë që zyrtarisht ka vizituar këtë komunë. U takova me liderët e kësaj komune, që ka qenë epiqendër e lëvizjes politike shqiptare në Luginën e Preshevës për dekada të tëra. Më së shumti më lanë përshtypje takimet me qytetarë dhe nxënës. Janë ende të etur për çdo shkronjë dhe çdo libër në gjuhën amtare.
Prandaj edhe mora me vete shumë libra të ndryshëm si dhuratë. Besoj se kontributi më i madh që mund ta japim nga Kosova, është t'i sigurojmë mjetet për këtë popullatë që ta ruajnë identitetin e vet. Lugina e Preshevës për Kosovën ka rëndësi fundamentale sepse nuk ka familje në këto komuna që nuk janë të lidhura familjarisht me Kosovën. Nga Gjilani në Fushë Kosovë dhe tutje, popullata jonë funksionon dhe është e kushtëzuar me bashkëpunimin ndër-kufitar midis Gjilanit, Preshevës dhe Tetovës. Për këtë ka pasur edhe studime të ndryshme, prej të cilave do ta veçoja atë të European Stability Initiative.
Fatkeqësisht, popullata e Luginës është edhe viktimë e progresit në Kosovë. Duke parë se Serbia ka humbur çdo betejë politike, çdo argument të okupimit dhe tash është shtyrë ta njohë edhe realitetin në Kosovë, qeveritarët serbë – sidomos vija më ekstreme dhe militariste – provokojnë shqiptarët në Luginë dhe tentojnë t'i përdorin si mjet shantazhues ndaj Qeverisë së Kosovës.
Kjo taktikë është dështake dhe dështuese. Sa më shumë që të përdorë qeveria serbe presion dhe frikësim si mjet të bisedës me kosovaro-lindorët, aq më shumë do të tëhuajëson këtë rajon dhe do t'i krijon vehtës probleme në të ardhmen. Edhe pse shqiptarët po e lëshojnë këtë rajon duke kërkuar fatin në Kosovë apo diasporë – serbët e kësaj ane janë duke e lëshuar edhe më shpejtë. Tash e disa dekada, numri i shqiptarëve krahas serbëve po rritet. Përpara ka qenë vështirë të perceptohet se shqiptarët do ta kenë në pushtet Bujanocin, ndërsa tani është e pamundur të imagjinohet që Bujanoci do të qeveriset nga dikush tjetër pos shqiptarëve.

Përkundër faktit se demografikisht shqiptarët kanë ruajtur lidhjet me vendlindjen në Luginën e Preshevës, nuk mund të gjejmë ngushëllim apo të krijojmë strategji politike në mos-veprim. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të bëhet në shpinë të Luginës së Preshevës. De fakto, normalizim të vërtetë midis dy shteteve do të ketë vetëm kur edhe popullata shqiptare në Serbi të ketë te njëjtat drejta si ajo serbe në Kosovë.
Që të ruajmë substancën e popullatës që ka jetuar në këto troje den-baba-den, politika duhet t'i bëjë dy veprime:
E para, politikanët e Luginës duhet t'i harrojnë ndasitë dhe hasmëritë nganjëherë të pakuptueshme që kanë në mes vete. Për këtë rajon ka numër shumë të madh partive të cilat shpesh as që pajtohen njëra me tjetrën. Duhet ta përdorin sistemin për t'u bërë partnerë legjitimë edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Në çdo aspekt duhet të shfrytëzojnë çdo mjet legjitim politik, institucional, demokratik për ta përforcuar vehtën por edhe për të ndikuar në përmirësim të ekonomisë dhe shoqërisë.

E dyta është se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të krijojnë një platformë të përbashkët të veprimit për të ndihmuar popullatën në Luginë. Unë do ta hapi këtë temë në takimin e përbashkët të dy qeverive të planifikuar për 16 nëntor në Prizren, por nuk mund të mbetemi vetëm në fjalë. Përkrahja duhet të sigurohet në arsim, zhvillim të shoqërisë civile, lidhje të reja infrastrukturore dhe përkrahje politike.
Armiqtë dhe propagandistët anti-shqiptarë do të na akuzojnë se po krijojmë ndonjë Shqipëri të Madhe, por kjo nuk duhet të na frikësojë. Shqiptarët në Ballkan janë pjekur politikisht. Në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit ka përfaqësues legjitimë shqiptarë dhe ata janë bartës të procesit të emancipimit politik në këtë shtet fqinjë me të cilin synojmë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore. Edhe në Mal të Zi, shqiptarët kanë kanale dhe partnerë me të cilët mund të dialogojnë për përfaqësimin dhe progresin e tyre në këtë shtet. Vetëm në Serbi ende ekziston një tendencë raciste, anti-shqiptare që kërkon përgjegje nga dy shtetet që kanë lidhje emocionale me Luginën e Preshevës – Kosova dhe Shqipëria. Integrimet europiane kanë në thelb bashkëpunimin ndër-kufitar dhe rajonal dhe në këtë formulë edhe ne duhet të ndërlidhemi në projektet dhe aktivitetet e përbashkëta me popullatën e Luginës së Preshevës.
Lugina nuk do të mbetet vetëm, ndërsa aksionet e dhunshme të policisë serbe veç se do ta forcojnë betejën politike për të qenë i barabartë dhe krenar me historinë e gjatë dhe të pashlyeshme të ekzistencës së gjuhës shqipe në këto troje.

Vlora Çitaku - Ministre e Integrimeve Evropiane e qeverisë së Kosovës