Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Dita e Dostojevskit

11 nëntori shënon ditën e lindjes së një prej shkrimtarëve më të njohur në botë: Fjodor Dostojevskit. Një simbol i vërtetë i kohës kur jetoi, ai dikur do të shprehej se “unë jam bir i dyshimit”. “Njerëz të varfër” është libri i tij i parë, për t'u pasuar me një seri romanesh shumë të njohur dhe ndikues si “Idioti”, “Krim dhe Ndëshkim” dhe “Vëllezërit Karamazov”.

Këta të tre janë si të thuash gjerdani i artë i Dostojevskit, e megjithatë edhe vepra të tjera, si “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, shkruar nga ekzili në Siberi apo “Kumarxhiu” janë gjithsesi vepra të arrira. Politikisht ai është një figurë me dritëhije, sa kohë që kërkonte restaurimin e Perandorisë Bizantine, mbështeste pansllavizmin dhe nuk mungoi në shprehjen e ndjenjave antisemitike.