Sonte (e hënë) ka ndodhur një incident i rëndë në autobusin nr 65 në Bit Pazar.Sipas informatave jozyrtare mësojmë së në autobus ka ndodhur një përleshje fizike mes udhëtarëve dhe disa nxënës janë arrestuar kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime fizike. Në vendgjarje ka numër të madh të policëve. Sipas informacioneve jozyrtare ka persona të lënduar.
Ndërkaq zëdhënësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për momentin nuk përgjigjen për të dhënë më shumë informacion për këtë rast.



