Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

PreFoto, ja emrat e konkurentëve

Pas përmbylljes me sukses të edicionit të parë dhe të dytë të konkursit ndërkombëtar të fotografisë, “PreFoto”, tani erdhi koha edhe për edicionin e tretë. “PreFoto” – është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vet i organizuar në Luginën e Preshevës. Ky konkurs si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie. Edicionet e para qe ishin mjaft të suksesshme, dhe pas lëvdatave të shumta nga fotografë dhe njohës të mire të fotografisë, si shqiptarë dhe të huaj, stafi i “PreFoto” vazhdon me vullnet ëndrrën e nisur dy vite më parë duke organizuar dhe edicionin e tretë të këtij konkursi ndërkombëtar. “PreFoto” do të mbahet gjatë këtij muaji.

Njoftojmë se janë përzgjedhur emrat e konkurentëve të konkursit ndërkombëtar të fotografisë PreFoto 3. Edhe këtë vitë si viteve tjera kemi konkurentë nga më shumë se 16 vende të ndryshme si Australi, Tajvan, Indi, Lituani, Itali dhe nga shumë vende tjera të botës. Emrat e konkurentëve që do marrin pjesë në këtë edicion janë : Andrea Jarak, Agron Beqiri, Arben Llapashtica, Arton Humolli, Balsa Rakocevic, Branimir Petrovic, Boris Golub, Bleron Qaka, Bardh Mehmeti, Blerim Iseni, Ermal Grenazi, Elvis Dako, Fahredin Spahija, Flutra Aliu, Flamur Thaqi,Frida Muca, Festim Haliti, Gledis Bica, Granit Morina, Iden Temali, Josh Boaz, Kushtrim Zeqiri, Lavdrim Arifi, Loreta Dobroshi, Llukman Ibrahimi, Latif Mustafa, Michele Lvantino, Mirsad Mujanovic, Majlinda Shefkiu, Muhamedali Alili, Musa Ademi, Norbert Durko, Redona Kuqi, Naim Shala, Rabin Chakrabarti, Ray Yen, Rea Mucovic, Sara Pavic, Slavica Panova, Samir Zahirovic, Shkurte Ramushi, Shqipe Hajredini, Shqiprim Hyseni, Tudor Vintiloiu, Valmir Miftari,Veton Shala
Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special, do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi. Organizator i konkursit ndërkombëtar të fotografisë është studio artistike “Edoni Color” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Staf PreFoto: Edon Agushi, Argjent Hetemi, Rinor Sadiku, Krenar Halimi, Blerim Miftari, Leart Hajrullahu, Ilir Musahu, Arbër Raci.