Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

'Mjaft më!' - të martën protestë në Shkup

Ditën e martë para Parlamentit të Maqedonisë do të organizohet protestë (në ora 18.30), me moton: "Mjaft më!". 
Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është që t'i shpaloset një mesazh qeverisë, se në këtë mënyrë, nuk durohet më.
Organizatorët porositin se, mjaftë më është me të gjitha ndarjet, me partizimin e shtetit dhe institucioneve, mjaftë më me punësime partiake, me gjoba të larta dhe reket, me satanizimin atyre që mendojnë ndryshe, me vënien nën kontroll të mediave nga qeveria, institucionet, sindikatat...
"Mjaft më - është edhe për shkak të keqpërdorimit të mjeteve të qytetarëve dhe marrja e kredive, Mjaft më - për shkak të kuadrove joadekuate që po e drejtojnë shtetin, mfajt më - për shkak të të burgosurve politikë, mjaftë më - për shkak të gjendjen së përgjithshme në shtet, mizerjes, sudimit të frikës..., vërtetë mjaft më", thonë organizatorët.
Ata i ftojnë qytetarët të vijnë dhe t'i drejtohen me këtë porosi qeverisë, dhe të kërkojnë shtet të lirë dhe demokratik.