Një nga premtimet më të mëdha që Profeti a.s realizoi për njerëzimin ishte çlirimi i njeriut nga adhurimi i njeriut përmes Islamit. Mësimet e Profetit a.s ftojnë drejt një forme gjithëpërfshirëse monoteizmi. Ai zhduku zotat e rremë që njerëzit i kishin shenjtëruar dhe adhuruar përveç Allahut. Allahu, i gjithëfuqishmi, thotë në librin e tij:
”Ata konsideruan Mesihun, birin e Merjemes si dhe priftërinjtë e tyre si zota përkrah Allahut, edhe pse ishin urdhëruar të adhuronin vetëm një zot, të vetëm dhe të pashoq. Lavdet i takojnë vetëm atij. I lartësuar dhe i pastër është ai nga ajo që ata i shoqëruan.” (Teube, 31)
Në të vërtetë, misioni i çlirimit të njeriut nga adhurimi dhe përnderimi ekstrem ndaj njerëzve të tjerë ishte aq madhështor sa të gjitha letrat që Profeti a.s iu dërgonte prijësve të mëdhenj të kohës, si Çezarit, Mukaukusit dhe Negusit përfundonin të gjitha me të njëjtin ajet Kur’anor:
”Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot).”
Askush nuk duhet t’i gjunjëzohet dikujt tjetër. Bazuar në shpalljen që iu dha Profetit a.s, njeriu duhet të gjunjëzohet vetëm përpara Allahut, krijuesit të tij, i vetmi që meriton vërtet një akt të tillë shenjtërimi. Si rezultat e një sjelljeje të tillë, njeriu fiton dinjitetin dhe modestinë që i takon. Allahu, më i larti, deklaron në librin e tij:
” Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” (Isra, 57)
/profetimuhamed.info/



