Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Në Kuvajt e Emirate u dënuan përdoruesit e Twitterit

Në dy vende arabe u dënuan me burgim përdoruesit e Twitter për mesazhet e postuara në microblog-ët e tyre.Një gjykatë në Kuvajt dënoi Musaaba Shamsah me 5 vjet burgim për një mesazh në Twitter, i cili sipas autoriteteve, ofendon profetin Muhamed.

Gjithashtu të hënën, banori i Emirateve të Bashkuara Arabe Waleed Al-Shehi u dënua me 2 vjet burgim dhe një gjobë prej më shumë se 130.000 $ për dëme ndaj sigurisë së shtetit.

Shehi u arrestua pasi komentoi në Twitter gjykimin e 94 islamistëve, të akuzuar për përpjekjen e përmbysjes së qeverisë nga pushteti. Sipas mendimit të bloger-it, ata po gjykohen për mbështetjen e reformave demokratike.