Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Copa e tortës nga dasma e Princit William dhe Kate Middleton u shit 4.160 $

Në Beverly Hills, shteti i Kalifornisë, u shit një copë tortë që u shërbye në tavolinë në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton. Në shitje atë e nxori Shtëpia e ankandit "Julien Auctions". Nga copa e tortës u arrit të fitohen 4.160 $. Ankandi nuk e bën publik emrin e blerësit.

Princi William dhe Chatherine Middleton u martuan në 29 prill të vitit 2011. Në pastiçerinë, ku u përgatit torta e dasmës, konfirmojnë me bindje se ajo është ende e ngrënshme.

Në përbërjen e ingredientëve të tortës së dasmës me bazë biskote përfshiheshin rrush i thatë, arra, qershi, limon, portokall dhe konjak francez. Gjithsej torta u nda në 650 pjesë.