Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Myslimanet në Pragë të diskriminuara për Hixhabin

Një ndalim i hixhabit në një shkollë të mesme të infermierisë në Pragë ka detyruar vajzat muslimane për të lënë shkollën, duke i dhënë fund ëndrrave të tyre për një të ardhme të ndritur në Republikën Çeke.

Drejtori më thirri dhe më tha: "Nëse ju doni të vazhdoni shkollën, ju nuk duhet të mbani shaminë" thotë Nasra një nga dy vajzat e larguara për Televizionin Çek. "Unë i thashë se kjo ishte kundër fesë sime sepse unë jam një muslimane” thotë Nasra për televizionin Çek.

Hixhabi: Pse po diskrimohet?
Problemi shpërtheu pasi që nxënësit u bashkuan në një shkollë infermierësh në Pragë. Të dy nxënëset myslimane, një nga Somalia dhe një nga Afganistani thanë se ishin të diskriminuar për të mbajtur hixhabin. Ato u përjashtuan nga Drejtori i shkollës për faktin se ato mbajnë hixhab, një traditë që nuk është prezente në Republikën Çeke. 

Por reagimi i Nasras ishte se ajo nuk do të lëshojë pe për mbajtjen e hixhabit pasi është një obligim që ajo me vetdëshirë e praktikonë dhe vendimi i saj ishte i prerë saqë u detyrua që të largohet nga shkolla. Ndërsa vajza tjetër Zalmina e pranoi vendimin duke e hequr hixhabin, e pikëlluar për këtë veprim thotë se pse duhet të mos e mbaj atë? Unë kam të drejtat e mia që mi mbronë kushtetuta dhe thotë që mund ta praktikoj fenë time?!...shtoi ajo.
Republika Çeke ka një popullsi prej më shumë se 10 milionë banor me rreth 15,000 musliman. Numri i muslimanëve të rinj është vlerësuar në 1500-2000 në vit që e përqafojnë Islamin. Në vitin 2004, Praga pranoi Islamin si një fe zyrtare, duke i dhënë të drejtat e myslimanëve në mënyrë të barabartë ndaj të krishterëve dhe hebrenjve.

Islami e sheh mbulesën si një kod të veshjes të detyrueshme, më shumë se një simbol fetar për të shfaqur përkatësinë e vet.

Rasti në fjalë është mbështetur nga Avokati i Popullit dhe nga Organizata për të drejtat e Njeriut në Pragë të cilët e kanë paditur shkollën në Gjykatë për diskriminim ndaj një orientimi fetar. /vizioninfo/