Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Myftiu i Kosovës falënderon me një drekë modeste bashkëpuntorët

 Myftiu i Kosovës mr.Naim Tërnava, ka organizuar drekë në hotelin “Emerald” në Prishtinë, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e kuvendit dhe të këshillave të Bashkësisë Islame nga e gjithë Kosova.

Në takim të organizuar nga Myftiun qenë të pranishëm mbi 450, si kuvendarët e BIK, anëtarët e Kryesisë së BIK, përfaqësuesit e FSI-së, përfaqësuesit e medreseve,pastaj përfaqësuesit e Këshillave të BI, si dhe ish - nëpunësit e BIK që tani janë në pension.
"Ju falënderoj për pranin tuaj sot, ku si asnjëherë më parë jemi tubuar të gjitha struktura e BI së bashku me institucionet e saja për të shprehur gatishmërinë e strukturave të BIK për realizimin e objektivave që i kemi parësore në misionin tonë.
Në rrugën tonë të deritashme jemi përballur me shumë sfida e vështirësi, por falë përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët kemi arritur rezultate që janë evidente, kemi shënuar rezultate të prekshme. Mirëpo para
vetës kemi edhe shumë sfida e projekte që duanë angazhimin tonë të sinqertë, sepse këtë e presin besimtarët tanë nga ne."- tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.
Ndërkohë që të ftuar në këtë drekë solemne janë ftuar edhe antarët e kësaj Bashkësie që veprojnë me dy Bashkësi Islame në Preshevë e Buajnoc në varësi të ftesave që i bëhen në Sanxhak apo Prishtinë pra ata nga Presheva dhe Bujanoci./vizioninfo/