Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Preshevë, mësimi pa libra shqip

Shkollat shqipe në Luginën e Preshevës kanë protestuar duke kërkuar libra shqip. Pas konfiskimit të pesë mijë librave shqip nga policia e Serbisë, të cilat kishin ardhur si donacion nga Kosova, nxënësit kërkuan kthimin e tyre.

Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu kjo ndodh si pasoj e neglizhencës së Ministrisë së Arsimit që edhe nxënësit shqiptar të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e tjerë në Serbi.

Ndërkaq drejtori shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë në të cilën u bë konfiskimi librave, Shukri Ymeri, kërkon kthimin e menjëhershëm të librave. Protesta e llojit të tillë është mbajtur edhe në shkollat fillore si në “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe në të gjitha shkollat fillore të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Policia serbe ka njoftuar se kur të plotësohen kushtet ligjore librat do të kthehen. Por, deri atëherë mësimi sipas zyrtarëve nëpër shkolla vijohet pa tekste mësimore.

Serbia nuk pranon për pakicën shqiptare libra në shqip nga Kosova, kurse të tjerat duhet të vlerësohen në bazë të përmbajtjes së tyre.

Ditë më parë nxënësit e shkollës fillore në fshatin Raincë të Preshevës protestuan në shenjë revolte lidhur me konfiskimin e 5 mijë librave shkollor nga policia dhe inspektoratet serbe.

Nxënësit e klasave të ulta të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në këtë fshat mbajtën protestën para para dyerve të shkollës me bluzat e veshura me mbishkrime “KTHENA ABETARËN”.

Protesta ishtë bërë në shenjë pakënaqësie ndaj konfiskimit të 5 mijë ekzemplarëve librash në gjuhën shqipe në këtë shkollë me mësim në gjuhën shqipe.

Sipas organizatorëve që ishin nga këshilli i prindërve të shkollës, kjo është një porosi për faktorin vendor dhe ndërkombëtarë, që librat e konfiskuara tu kthehen nxënësve sepse ato i përkasin atyre e JO të qëndrojnë të burgosura dhe ti mbulojë pluhuri. Ndërkohë që protesta ishte përkrahur edhe nga prindërit e nxënësve.