Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Muaji Muharrem dhe dita e Ashuras

Me ardhjen e muajit Muharrem, muaji i parë i vitit Hixhri, shumë pyetje lindin në lidhje me meritat e vetë muajit, agjërimi në disa nga ditët e tij, 'Ashures', etj.
Një nga katër muajt e shenjtë në Islam, muaji Muharrem gëzon merita dhe virtyte të veçanta. Festa dhe raste të rëndësishme e bëjnë të veçantë këtë muaj.
Departamenti i Sheriatit në një portal Islam nis këtë dosje, për t'u përqëndruar në këto çështje duke shpresuar se do të ndihmojë lexuesit tanë të jenë më të ditur dhe të fitojnë njohuri më shumë rreth këtij muaji të madh.
Disa nga karakteristikat e muajit Muharrem:

Virtytet e muajit Muharrem

Myslimani është i prirur që të jetë sa më afër All-llahut dhe gjatë gjithë kohës të afrohet tek Ai. Rastet e tilla kanë shumë peshë dhe rëndësi të madhe dhe janë raste të bekuara përherë. Një nga këto raste në të cilat një musliman duhet të ushtrojë dhe të tregojë më shumë përpjekje është rasti i muajit Muharrem.
Nga suneti i Profetit Muhamed a.s. në muajin Muharrem është agjërimi i ditës së Ashuras që i bie në ditën e 10 të muajit Muharrem.
Në të vërtetë, muaji i shenjtë i Muharremit është një muaj i bekuar dhe i rëndësishëm. Është muaji i parë i kalendarit Hixhri dhe është një nga katër muajt e shenjtë për të cilët Allahu Fuqiplotë thotë: Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). |Et-Teube, 9: 36|
Është quajtur Muharrem ngase është nga muajt e shenjtë që i caktoi Allahu i Plotfuqishëm. Mëkatet në këto muaj janë më serioze dhe veprat e mira sjellin shpërblime më të mëdha. Keqbërja në çdo kohë është një çështje serioze, por Allahu i jep më shumë peshë cilësdo prej urdhrave të Tij.
Allahu ka përzgjedhur diçka të caktuara nga Krijimi i Tij. Ai ka zgjedhur të dërguar nga radhët e engjëjve dhe disa të Dërguar nga mesi njerëzimit. Ai përzgjodhi nga zbukurimi i fjalës kujtimin e Tij, dhikrin.  Ai zgjodhi nga radhët e dheut xhamitë, nga radhët e viteve muaj dhe muajt e shenjtë, nga radhët e ditëve të premten, dhe nga netët Natën e Kadrit, kështu që e nderojnë atë që Allahu ka urdhëruar ta nderojmë.
Profeti Muhamed a.s. thotë se: Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharrem. Fraza "muaji i Allahut" që lidh emrin e muajit për emrin e All-llahut në një strukturë gjinore gramatikore tregon rëndësinë e muajit.
Por gjatë historisë shofim se Profeti a.s. asnjëherë nuk e ka agjëruar tërë muajin përpos muajit Ramazan. Por hadithi inkurajon besimtarët që sa më shumë të agjërojnë dhe të bëjnë vepra të mira gjatë këtij muaji.
Kështu, një mysliman i vërtetë e ka mundësinë të kapë mirësinë e këtyre ditëve të bekuara dhe të përpiqet sa më shumë që të marrë shpërblime tyre sa të jetë e mundur.

Meritat e agjërimit në muajin Muharrem

Para së gjithash është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se agjërimi në ditën e Ashures -10 Muharrem- është ndër meritat më të mëdha në Islam. Profeti (paqja dhe bekimi qofshin mbi të ) ka thënë: "Agjërimi ditën e Ashures ( është e meritat e mëdha ) , shlyen mëkatet e një viti ".
Gjithashtu, agjërimi i ditës së 9 të Muharremit është shumë e rekomanduar nga Suneti i Profetit a.s. Duke shpjeguar virtytin e agjërimit në ditën e 9 dhe 10 të muajit Muharrem, Dr Muzammil thotë:
Ky është Suneti i Pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për të agjëruar në ditën e 9 dhe 10 të Muharremit. Pejgamberi a.s. agjërimin e Ashuras e përdori në këtë mënyrë. Kur ai erdhi në Medine, ai gjeti se hebrenjtë e Medinës ishin gjithashtu duke agjëruar në këtë ditë duke kujtuar Profetin Musa a.s. Profeti a.s. ka admiruar këtë traditë dhe u tha atyre: "Unë jam më afër Musait sesa ju". Ai agjëroi dhe i tha shokëve të tij për të agjëruar në këtë ditë. Para përfundimit të jetës së tij, Profeti a.s. i ka thënë muslimanëve për të shtuar edhe ditën e 9. Kështu Ashurja është e rekomanduar për të agjëruar në dy ditë në ditën e 9 dhe 10 të Muharremit, duke aluduar në mos imitimin e hebrenjve.
Ebu Hurejra r.a. transmeton: "E pyeta Profetin? Cili namaz është më i mirë pas namazeve obligative. Ai tha: Namazi i natës. Pastaj e pyeta: Cili agjërim është më i mirë pas atij të Ramazanit? Ai tha 'muaji i All-llahut, Muharremi".
Vlen të përmendet se dijetarët myslimanë kanë deklaruar se agjërimi i Ashures' është ndarë në tre nivele:
1 . agjërimi për tri ditë rresht në ditët 9,10 dhe 11 të muajit Muharrem,
2 . agjërimi i ditës 9 dhe 10 të muajit Muharrem dhe
3 . agjërimi vetëm i ditës së 10 të muajit Muharrem
/vizioninfo/