Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Stefan Fyle: Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Komisioneri Stefan Fyle zhvilloi pasditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët,kryeministri Rama tha se komisioneri Fyle e viziton Shqipërinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në prag të një nisme që merr jetë nesër për një dialog të nivelit të lartë në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit.

“Pa asnjë dyshim, është vullneti ynë që ta zgjerojmë sa më shumë. Jo rastësisht më pas ne do kemi një takim të zgjeruar në sallën e TKOB me një grup studentësh dhe nxënësish të përzgjedhur në bazë të rezultateve të tyre të shkëlqyera, që unë i kam ftuar për të përfituar nga rasti fatlum i pranisë së komisionerit dhe për të ndarë së bashku këndvështrimin për Europën e gjeneratës tjetër”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama. 

Ndërsa Fyle tha se gjatë bisedës ka vënë theksin tek nevoja për një dialog politik konstruktiv, pasi sipas tij, është thelbësor për të rigjallëruar jetën politike të vendit.

“Ne kemi diskutuar një serë çështjesh, kemi folur për statusin, dhe janë disa çështje që janë diskutuar edhe në sajë të rekomandimit të dhënë për statusin. Dialogu i nivelit të lartë, do të ndihmojë Shqipërinë për të vendosur fokusin e veprimeve të saj pikërisht në ato fusha që janë më të rëndësishme.”- theksoi Fyle në fjalën e tij