
Lojtari i kombëtares shqipëtare, Valdet Rama, i cili luan për skuadrën spanjolle Real Valladolid është lënduar.
Mesfushori shqiptar ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulare, që ka mjaftuar ta mbajë atë jashtë ndeshjes kundër Real Madridit, të cilën Valladolidi e zhvillon sonte me fillim nga ora 20:00.
Ky është një lajm shumë i keq për lojtarin, i cili është në fillet e zhvillimit të tij, teksa në nedshjet e mëdha ai mund të tregojë më mirë kualitetet e tij.


