
Kur e ka parë në portë Etrit Berishën, Lorik Cana jo vetëm që është gëzuar për paraqitjet e tij por edhe ka festuar me të pas ndeshjes në Poloni.
Shqiptari në ndeshjen e dytë për Lazion u paraqit mjaft mirë dhe menjëherë ka fituar simpatinë e drejtuesve.
“Kemi luajtur mirë në këtë ndeshje, duke kontrolluar mirë topin. Jemi të kënaqur për lojën pa rrezik. Ishte një performancë e mirë qe na bën të gjithëve me vetëbesim në të ardhmen. Etriti? Ishte një ndeshje pozitive për të, ai shpëtoi portën disa herë dhe nuk kishte probleme. Ai ka dëshmuar se është portieri i mirë dhe mund të zëvendësojë, Marchetin. Unë besoj se është Etriti zgjidhja e duhur për portën”, ka thënë Loriku për mediat italiane.
Numri 1 i lacialëve, Marcheti sipas mediave italiane është pranë kalimit në skuadrën e Milanit, por mbetet të shihet nëse do të realizohet ky kalim.


