
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka thënë se Pep Guardiola ka krijuar klubin më të mirë në historinë e futbollit, duket shtuar se tashmë Blaugranët duhet të ndryshojnë stilin e lojës. “
Guardiola ishte vizionar, që Barcelona ishte skuadra më e mirë në histori, por tani ne ndoshta duhet të ndryshojmë disa gjëra, duhet të gjejmë alternativa të ndryshme. Në tashmë morëm humbjen e parë të sezonit dhe duhet të reagojmë menjëherë. Duhet ta qarkullojmë topin më shpejtë, të tregojmë më shumë motiv, të sulmojmë me topin dhe të jemi më agresiv”, tha Fabregas në konferencë për shtyp.


