Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Frika nga shkolla



Lidhur me moshën në të cilën te një fëmijë mund të shfaqet frika nga shkolla, specialistët theksojnë (megjithëse nuk ekziston mendim plotësisht unik midis tyre) se është më e mundshme që kjo frikë të shfaqet zakonisht në nxënës të moshës 11 ose 12 -vjeçare dhe arrin deri në të 14-at. Nga ana tjetër, shkollat amerikane, mbështesin idenë se mosha më kritike për të shfaqur frikë shkollore është midis pesë dhe dhjetë vjetëve.

Në vija të përgjithshme, fëmijët me frikë shkollore paraqesin zakonisht dobësi serioze në marrjen e iniciativës, tregohen më të mëdhenj se mosha e tyre, vuajnë nga ndonjë pikëllim dhe mbajnë një qëndrim pa shprehje.
Është me interes të theksojmë faktorët që çojnë në lindjen e një problemi të tillë, sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë te fëmijët.
Gjithashtu, për fëmijët që paraqesin frikë shkollore është vënë re se përveç faktit se vijnë nga familje të shtresës mesatare, shpesh iu duhet të përballojnë ankth të madh e shqetësim kur detyrohen të braktisin shtëpitë dhe prindërit e tyre.
Në fund, themi se duhet të jepet rëndësi kryesore tek familja dhe më pas në rolin e shkollës, si faktor që ndikon shumë herë në krijimin e problemit, përderisa studime të shumta kanë treguar se gati 50% e nxënësve evropianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të jetës së tyre në shkollë.